Kuvendi betohen 5 deputetet e rinj
Duke filluar nga dje Kuvendi ka pese deputete te rinj. Pak para fillimit te seances plenare ashtu sic ishte njoftuar u mblodh Keshilli i Mandateve i cili certifikoi mandatin per deputetet e rinj dhe i hapi rruge betimit. Deputetet e PD-se Lulzim Basha qe kandidon per Bashkine e Tiranes Ferdinand Xhaferraj per Bashkine e Durresit Adrian Kollozi per Bashkine e Vlores si dhe ata socialiste Gjok Jaku per Bashkine e Lezhes dhe Fatos Tushe ne Lushnje kete jave paraqiten edhe dorezimin e mandatit ne Kuvend.
Ne vend te tyre do te jene Kosta Barka Ndricim Babasi Aurel Bylykbashi per Partine Demokratike dhe Ndrec Deda dhe Arjon Mucaj nga Partia Socialiste. Ligji detyron kandidatet qe mos kene asnje mandat dhe post te larte ne rast se regjistrohen si kandidate ne zgjedhjet lokale. Sipas ligjit pas largimit mandatin e deputetit e kane marre emrat e radhes ne listen proporcionale sipas zonave ne zgjedhjet e qershorit te vitit 2009.