E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëzimi i avionit në Siberi, shkon në 32 numri i viktimave

Shkon në 32 numri i viktimave të aksidentit ajror në Siberi ku aeroplani rus me 43 persona në bord u rrëzua pak pas ngritjes në fluturim.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur edhe 11 persona ku 5 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.
 

Aeroplani ATR-72 ishte nisur nga Tyumen dhe kishte destinacion qytetin Surgut.
 

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit ndërkoh që Ministria e Transportit ka nisur hetimet ndërsa pritet që të analizohet edhe kutia e zezë për të zbardhur shkakun e aksidentit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›