E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëzimi i bustit të Hoxhës, AK: Mos të lejojmë instalimin e të njëjtit model

21 vite më parë, në qendër të Tiranës u rrëzua busti i Enver Hoxhës. Edhe pse kanë kaluar 20 dekada Shqipëria vazhdon të mos përmbushë aspiratat e atij viti që shënoi kthimin e pllakës së historisë duke lënë pas afro gjysmë shekulli izolim.

Aleanca Kuqezi në një apel me rastin e 20 shkurtit 1991, ditës së rrëzimit të bustit të ish-diktatorit, ka bërë thirrje që të ndalohet instalimi i një modeli të njëjtë. Shigjetimi ishte drejtë kryeministrit të vendit Sali Berisha, i cili edhe pse ishte një nga aktorët kryesore të lëvizjes së dhjetorit 91 vazhdon të jetë pjesë e politikës aktive.

Në deklaratën e AK-së theksohet se në vendin tonë ende funksionin sistemi parti-shteti dhe se urrejtja politike po sundon vendin.

Ndërsa lidhur me parrudhën E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa, sipas AK-së Shqipëria e sotme është e ngjashme me atë të ditëve të Enverit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›