Sot shembet Piramida
Kater muaj me pare ne kulmin e debateve politike mbi transparencen e zgjedhjeve parlamentare te vitit 2008 kryeministri Berisha beri me dije vendimin e qeverise per shembjen e Piramides sot Qendra Nderkombetare e Kultures Pjeter Arbnori. Asokohe arkitekte specialiste te monumenteve por edhe perfaqesues te opozites kundershtuan ashper vendimin e qeverise.
Ne kulmin e debatit kryeministri tha se ruspa Piramides do ti vihej me 20 shkurt te 2011. E kjo date ishte zgjedhur pikerisht nga ai si diten qe perkonte edhe me rrezimin e ish-monumentit te diktatorit 20 vjet me pare. Por sot i gjithe ky debat qe perfshiu vendin rezulton te kete qene i sajuar nga kryeministri Berisha thjeshte per interesa politike. Kjo per faktin e thjeshte se deri me dje nuk ekzistonte asnje nisme ligjore per te realizuar shembjen e Piramides me 20 shkurt.
Kreu i Inspektoratit Ndertimor Urbanistik Kombetar Erjon Softa tha dje se deri me tani nuk ka asnje vendim ligjor per shembjen e piramides. Deri me tani tek ne nuk ka ardhur asnje nisme ligjore per shembjen e Piramides dhe ne keto kushte une nuk mund te bej asnje koment mbi deklaratat e bera per kete ceshtje-deklaroi dje per gazeten Shekulli kreu i inspektoratit.
Po keshtu burime te besueshme bejne te ditur se as ne institutin e monumenteve te kultures deri me tani nuk eshte marre asnje nisme per heqjen e Piramides nga lista e objekteve te rendesishme kulturore qe mbrohen nga shteti cka do te shenonte edhe hapin e pare ligjor per shembjen e Piramides. Perkunder deklaratave te thena nga kryeministri asnje prej institucioneve nuk ka vepruar per zbatuar vendimin qe shume urbaniste te njohur e quajten masaker urbane.
E ndersa institucionet heshtin Artan Lame thote se eshte kjo situate ajo qe ka bere Berishen te terhiqet nga vendimi i tij dhe kjo per te konsiderohet si nje fat per shpetimin e kesaj godine ne qender te kryeqytetit. Une uroj qe per hir te situates se krijuar ne vend kur jane vrare kater njerez ku cdo dite e me shume njerezit protestojne ne sheshe Berisha ti kete thirrur mendjes dhe mos te realizoje kete masaker urbane sic do te ishte rrafshimi i godines se Piramides- tha dje per gazeten Shekulli. Artan Lame.