Rrëzimi i murit të Berlinit, efekti domono në regjimet komuniste
Nëntë nëntori 2009 shënon 20 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, një ngjarje që u shenjua si simboli i rënies së komunizmit të Evropë. Ndoshta pak pas mesnatës së 13 gushtit 1961, qeveria u dha urdhër më shumë se 40 mijë ushtarëve dhe policëve gjermano-lindorë, të bllokonin me tela me gjemba të gjithë kufirin, duke lënë vetën 13 pika kalimi për në Berlinin Perëndimor. 10 mijë kilometra tela u shtrinë në perimetrin prej 155 kilometrash të Berlinit perëndimor. Muri u përfocua herë pas here dhe deri në vitin 1989 ai numëronte 45 mijë blloqe betoni, 259 qen kufiri dhe 302 kulla vëzhgimi.
Ka qenë pra gushti i 1961 kur Republika Demokratike e Gjermanisë, në bashkëpunim me Bashkimin Sovjetik, filloi ndërtimin e Murit të Berlinit. Për më shumë se 25 vjet, ky mur qëndroi i palëkundur dhe filloi të njihej edhe si "Perdja e Hekurt".
Por, më 1989, kjo perde dhe pakënaqësite prej saj nisën të ndihen fuqishëm. Ethet e lirisë filluan të ndjehen që në shkurt të vitit 1989. Me gjithë prapaskenat politike dhe lëvizjet reformiste, deri më 8 nëntor të të njëjtit vit, dukej sikur muri do të qëndronte aty përgjithmonë, por, vetëm një ditë më vonë, ai filloi të shembet.
Dhjetëra mijëra njerëz filluan ta shembnin atë, pas njoftimit nga autoritetet e Gjermanisë Lindore se rregullat strikte për të udhëtuar jashtë vendit ishin hequr. Brenda pak çastesh, të shumtë ishin ata që kapërcenin nga njëra anë e murit në tjetrën, duke shënuar kështu fillimin e rënies së Perdes së Hekurt dhe bashkimin e Gjermanisë, gjë e cila u realizua plotësisht një vit më pas, 1990. Ishte kjo periudha e revolucioneve në bllokun komunist të Evropës Lindore, vendet e së cilës filluan te vishen me petkun e reformave demokratike. Në mbrëmjen 9 nëntorit 1989, Muri i Berlinit prej 155 kilomerash rreth enklavës demokratike Perëndimore u hap. Kufiri mes Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore, humbi kuptimin ashtu si dhe shteti socialist i Gjermanisë. 11 muaj pas rënies së Murit të Berlinit, Gjermania u ribashkua. Muri u ndërtua për të ndalur largimin e gjermano-lindorëve, duke u bërë kështu simboli i mungesës së lirisë së tyre. Pavarësisht barrikadës gjigande, qindra njerëz morën guximin për të kaluar në anën tjetër, disa arritën të arratisen, disa të tjerë jo. Shifrat për numrin e atyre që u vranë deri në shembjen e Murit janë të ndryshme. Prokurorët e Berlinit thonë se 270 vetë u vranë gjatë tentativës për t'u arratisur, duke kapërcyer murin, duke kaluar nën të, ose nëpërmjet pikave të kalimit, 3200 u arrestuan kur po përpiqeshin të kalonin Murin. 5 mijë gjermano-lindorë arritën të shkonin në Berlinin Perëndimor. Më shumë se 75 mijë qytetarë u burgosën për tentativë arratisjeje nga Gjermania Lindore. Rrëzimi i murit ishte një ngjarje që pati ndikim në të gjithë popujt e botës. Mbrëmjen e 9 nëntorit 1989, Muri i Berlinit u hap dhe më pas u shemb së bashku me sistemin komunist të Gjermanisë Lindore, e madje, pas tyre mori fund edhe Lufta e Ftohtë. Shumë gjëra kanë ndryshuar që prej atëhere, por ngjarjet e 20 vjetëve më parë janë ende të freskëta në mendjen mjaft e njerëzve.