“Nuk hyj ne punet e brendshme te opozites”
Kryeministri Berisha e cilesoi greven e disa deputeteve te opozites per Kodin, si nje problem te brendshem te opozites. Nga qyteti i Durresit, ai deklaroi se respektonte mendimin dhe qendrimin e cdo individi, por ai nuk mund te hynte ne negociata me partite, te cilat kane vendosur te hyjne ne greve urie. Sipas Berishes, negociatat per amendimin e Kodit Zgjedhor, PD, do t’i zhvillonte me PS, si partia me e madhe opozitare. “Kryeministri dhe mazhoranca, ne menyre shume te prere, s’do te hyje ne probleme te brendshme te opozites. Une respektoj mendimin e cdo njeriu, por personalisht negocioj dhe do te negocioj me partine kryesore te opozites. Une nuk nderhyj ne problemet e tyre te brendshme”, deklaroi kryeministri. Ai solli ne kujtese faktin se, negociatat vetem me partine me te madhe te opozites i kane bere edhe vete socialistet, gjate kohes qe kane qene ne pushtet. “Pavaresisht nga respekti i pergjithshem qe ushqej per te gjithe opoziten, une jam i detyruar, ne cdo rrethane te negocioj, para se gjithash dhe i kushtezuar, me partine kryesore te opozites, sepse ky eshte rregulli dhe keshtu ka qene edhe kur une isha ne opozite”, deklaroi Berisha. Ne kete menyre kryetari i ekzekutivit la te kuptohej se s’do te kishte negociata mes PD dhe partive te futura ne greve urie, LSI-se dhe PDK-se. F.Mejdini