E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Jo spektatore te politikaneve

Kryetari socialist, Edi Rama beri thirrje dje nga qyteti i Fierit se ka ardhur koha per nje politike te re ne vend, qe te merret me hallet e shqiptareve, duke shmangur komentet mbi greven e deputeteve te LSI e PDK. Ne takimet e zhvilluara ne kete zone, kreu socialist tha se PS duhet te beje nje politike per popullin, jo per politikanet. “Shqiptaret do te vazhdojne te mbeten spektatore te atyre politikaneve qe kerkojne te zgjidhin etjen e tyre per pushtet dhe vetem hallet dhe problemet e tyre, sa kohe qe politika nuk mendon per keto probleme. Ne duhet te bejme nje politike me dhe per njerezit. Duhet te bashkepunojme per te bere politike per te arritur deri tek zgjidhja e problemit te bukes, e problemit te shkollimit apo te prinderve tane qe dalin ne pension”, tha Rama. Ai nuk komentoi apo sqaroi ne asnje moment greven e nisur nga LSI e PDK ne Kuvend, kunder Kodit qe u hartua mes dy forcave te medha politike PD e PS. Duke dhene keshtu te njejtin mesazh, se shqetesimi i tij nuk eshte njeriu i politikes, por arma qe con ne zgjidhjen e problemeve te popullit. Ne takimet e zhvilluara, kreu socialist, kerkoi me ngulm ndryshim ne mendime dhe veprime bashkebiseduesit e tij, banore te fshatit Kuman te komunes Kurjan te rrethit Fier, per te arritur tek ndryshimi qe PS ofron. Me tej, ai theksoi faktin se duhet gjetur nje rruge e perbashket e arsyes, per te zgjidhur problemet, pasi ne te kundert sipas tij kostoja do te ishte e madhe dhe teper negative. “Ne te kundert ne do te kemi nje mal problemesh te pazgjidhura dhe shqiptaret, do te vazhdojne te mbeten telespektatore te shfaqjeve banale qe jepen nga ata qe quhen politikane, qe supozohet te merren dhe te zgjidhin problemet e njerezve , por ne te vertete merren vetem me problemet e tyre”, theksoi Rama. Xh. Beharaj

Dialogu per Shqiperine, faza e dyte, programi per bujqesine

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, vijoi dje turin “Dialogu per Shqiperine” dhe ne komunen e Semanit. Pikerisht ne bregdetin e kesaj komune, kreu i selise roze u kerkoi banoreve te kesaj zone, te pranojne ndryshimin ne politike dhe te ndihmojne drejt zgjidhjes se problemeve ne bujqesi, industri etj. Deklaratat, kreu socialist i beri gjate turit te djeshem ne qytetin e Fierit. Por cuditerisht ne te gjithe takimet e vizitat e bera, ne disa komuna te rrethit te Fierit, Rama shmangu pranine e medieve, ne takimin e tij. Prej kohesh, kreu socialist ka nisur turin e “Dialogut me Shqiperine”, per te ndergjegjesuar banoret e zonave te ndryshme te vendit, se ka ardhur koha per nje politike te re ne vend, e cila do te kete objektiva te qarta per te realizuar, e jo mashtrime e genjeshtra te vazhdueshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›