E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrezohen akuzat per tre ish ministra te Mubarak

Një gjykatë egjiptiane ka rrëzuar akuzat për korrupsion për tre ish ministra të Hosni Mubarak.

Verdikti për pafajësi, i pari për njerëzit që i përkisnin regjimit të rrëzuar më 11 shkurt, është pritur me habi edhe nga vetë avokatët e mbrojtjes.

Ish ministrat akuzoheshin për përdorimin e një shumë prej 4 milionë eurosh fonde publike për financimin e fushatës elektorale për legjislativet e presidencialet në favor të lëvizjes politike të Mubarak, Partia Demokratike Kombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›