E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në Bagdat, 27 të plagosur e 50 të plagosur

Dy shpërthime në një ndërtesë qeveritare në një qytet në veri të Bagdadit, kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 27 personave dhe plagosjen e 50 të tjerëve.
Sipas BBC-së një autobombë dhe një mjet tjetër eksploziv shpërthyen në parkingun e selisë së bashkisë në Taxhi, 20 kilometra në veri të kryeqytetit.

Ndërkoë të hënën të paktën 10 persona humbën jetën në sulme me bombë dhe armë zjarri në zona të ndryshme të Irakut.
Qershori ka qenë muaji më i përgjakshëm për civilët irakenë, ku janë regjistruar 271 viktima, 34 për qind më shumë se në muajin maj.
Gjithashtu, gjatë qershorit janë vrarë 14 ushtarë amerikanë, duke e bërë muajin më të rëndin për trupat e Shteteve të Bashkuara, që pritet të tërhiqen nga Iraku nga fundi i vitit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›