Greqi Dalja nga euro nuk eshte opsion

“Dalja e Greqisë nga euro nuk është një opsion në tavolinë”. Kështu është shprehur ministri grek i Financave, Evangelos Venizelos, në një intervistë për CNBC.
“Bashkimi me euron është përfundimtar dhe nuk mund të kthehemi mbrapa”, ka deklaruar ministri.
Venizelos ka theksuar se “vendimi për përdorimin e euros ka qenë një zgjedhje e popullit dhe jo vetëm e qeverisë”.