Iran, dënohet me 9 vjet burg një avokat

Një gjykatë në Teheran ka dënuar me nëntë vjet burg një avokat me akuzat për përpjekje për të përmbysur qeverinë islamike.
Mohammad Ali Dadkhah, themelues i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, bashkë me kandidaten e Çmimit Nobel të Paqes, Shirin Ebadi, kishin përfaqësuar aktivistët dhe mbështetësit e opozitës të arrestuar pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale në vitin 2009.
Agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve ISNA, raportoi mbrëmë se Dadkhah i është ndaluar të punojë si avokat ose të merret më ndonjë aktivitet akademik për 10 vjet si dhe është gjobitur me 300 dollarë.
Avokati Dadkhah deklaroi se ky vendim nuk është i bazuar në proces korrekt e as në të drejtën fetare e as në atë të përgjithshme dhe shtoi se do të ankohet ndaj këtij vendimi.