E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danimarka rivendos kontrollet kufitare me Gjermaninë

Danezët kanë filluar të martën me kontrollin tepër të kontestuar të kufirit me Gjermaninë dhe Suedinë. Lars Lokke Rasmussen, kryeministri danez i përgjigjet me këtë vendimmarje, një kërkese të partisë populiste të djathtë në Danimarkë.

Para së gjithash do të kontrollohen udhëtarët që udhëtojnë me automjet. Danimarka e justifikon këtë hap gjithashtu me luftimin e emigracionit ilegal dhe kriminalitetit ndërkombëtar. Kohë më parë, BE i tërhoqi vërejtjen Danimarkës për kontrolle kufitare.

Komisioni Evropian e ngriti çështjen e mospajtimit juridik me Danimarkën lidhur me vendimin e saj për ripërtëritjen e kontrollit kufitar brenda tregut të saj të përbashkët të BE-së dhe zonës së udhëtimit të lirë, duke e shndërruar lëvizjen daneze në një test për liritë e lavdëruara në Evropë.
Hose Manuel Barroso, kryetar i Komisionit Evropian që inicion dhe përcakton politikat ligjore evropiane, i tha Qeverisë së qendrës së djathtë të Danimarkës, se ai ka “ dyshime të rëndësishme” nëse kjo qeveri po bashkëpunon me ligjin ndërkombëtar dhe atë evropian.
Ai u ka tërhequr vërejtjen danezëve kundër veprimit të njëanshëm dhe është kërcënuar që rastin e Danimarkës ta dërgojë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Më pas, Danimarka befasoi partnerët e saj duke shpallur, pa konsultime, se po ripërtërinte kontrollet kufitare dhe doganore, në kufijtë me Gjermaninë dhe Suedinë, si pjesë e fushatës që thuhet se është drejtuar në luftimin e krimit transnacional dhe frenimin e mafisë nga Evropa Lindore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›