Arrestohet adoleshenti, shpërndante hashash në shkollat 9-vjecare
ELBASAN- Një adoleshent, shpërndarës i lëndëve narkotike në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnaze ne Elbasan është arrestuar sot nga ana e sektorit kundër lëndëve narkotike.
Zëdhënësja e Policisë, Valbona Begu, beri te ditur se, “ për parandalimin e përdorimit të lëndëve narkotike nëpër shkollat 9-vjecare dhe në gjimnaze, si dhe me synim sensibilizimin e opinionit publik për mbrojtjen e personave të cilët janë përdorues apo shpërndarës së lëndës narkotike, sektori kundër lëndëve narkotike ka mundur të arrijë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të disa shtetasve, të cilët janë posedues dhe shpërndarës të lëndës narkotike”.
Keshtu, gjatë orëve të mesditës së të martës është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i një 17-vjecari me iniciale Y.S, banues ne lagjen ’28 Nëntori” Elbasan, u cili ishte shpërndarës i lëndës narkotike. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit canabis sattiva. 17-vjecari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve.
(d.b/BalkanWeb)