E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali kundër makthit Lion, kërkohet fitorja e katërt

TIRANE-Reali i Madridit do të kthehet në një fushë tepër “familjare” për të, kur të përballet të mërkurën në mbrëmje në stadiumin “Gerland” me Lionin. Skuadra e Zhoze Murinjos duket e ka lënë pas frikën nga skuadra franceze, e kthyer në një “mace të zezë” në sezonet e fundit, sidomos në fazën me eliminim direkt. Fitoret e arritura një vit më parë, por edhe ajo e këtij viti, treguan se madrilenët nuk janë më të trembur nga Lioni. Ashtu si në sezonin e shkuar, Murinjo pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë Karim Benzema, që do të luajë kundër ish-skuadrës së tij. Në krahun tjetër, Olimpiku i Lionit ka humbur goxha peshë në sulm, me dëmtimet e Mishel Bastos dhe të Lisandro Lopez, por Joan Gurkuf është rikthyer në formën e tij më të mirë. “Nuk mendoj se diferencat janë aq të mëdha sa duken, - deklaroi sulmuesi Bafetimbi Gomis. – Duhet të nxjerrim në pah krenarinë tonë. Skuadra nuk ka ndryshuar aq shumë dhe ka ende lojtarë të mëdhenj dhe një trajner klasi”, shtoi francezi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›