Rrëzohet autobusi, 35 të vrarë

Një autobus ka dalë jashtë rrugës malore në jug të Afganistanit, duke vrarë 35 persona, përfshirë gra dhe fëmijë.
Zëdhënësi i provincës Kandahar, Zalmai Ajubi, tha se autobusi i mbingarkuar po udhëtonte përmes qarkut Dand kur u rrotullua në rreth 40 metra thellësi.
I njëjti burim tha se 26 persona të tjerë janë plagosur.