E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Reforma zgjedhore, emergjente

“Dialogu politik është mjaftë i rëndësishëm për reformën zgjedhore, kjo për ti dhënë një mesazh të mirë vëndit tonë dhe partnerëve ndërkombëtarë të cilat duan të na shohin në familjen e madhe europiane”. Ky ishte mesazhi i përcjellë mesditën e sotme nga nënkryetari i LSI-së Edmond Haxhinasto, ndërsa citoi se të gjitha forcat politike duhet të jenë gjithëpërfshirëse në këtë proces, ku mjaftë e rëndësishme është dhe kontributi nga PS-ja.
 

“Procesi i reformës zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe i hapur ndaj shoqerise civile. Pjesëmarrja e opozitës është treguesi më i mirë për larshmërinë, për të realizuar standartet më te larta zgjedhore” tha më tej Haxhinasto.
 

Në një konferencë për shtyp, Haxhinasto citoi se reforma zgjedhore dhe bashkëpunimi politik janë elemente të rëndësishme të vendimarrjes për në Bashkimin Europian, në vjeshtë të këtij viti.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›