SHBA, OKB dënojnë sulmin në xhami
Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara, kanë dënuar sulmin vetëvrasës në xhaminë e Pakistanit, i cili la të paktën 48 të vrarë dhe disa të plagosur.
Shpërthimi ndodhi në xhaminë e rajonit Kiber, ku qindra besimtarë ishin mbledhur për lutjet e së premtes.
Raportet thonë se sulmuesi duket të ketë qenë një adoleshent, ndonëse nuk kanë pranuar përgjegjësinë. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se “vrasja e besimtarëve që janë mbledhur për faljen e Xhumasë së Ramazanit, nënvizon brutalitetin e atyre që synojnë civilët”.