Rrëzohet avioni afër centralit të ri bërthamor

Teheran, 17 gusht – Në jug të Iranit, në afërsi të centralit bërthamor, që është parashikuar të lëshohet në punë këtë javë, është rrëzuar një avion ushtarak F4. sipas fjalëve të autoriteteve lokale, piloti dhe bashkëpiloti kanë kërcyer nga avioni para se ai të rrëzohej, por megjithëkëtë u detyruan t’i dërgojnë në spital.
Sipas raportimeve të agjencive gazetare iraniane, avioni ushtarak është rrëzuar gjashtë kilometra larg vendit Bushehr, që shtrihet rreth 1 200 kilometra larg kryeqytetit iranian.
Në Bushehr është paraparë që këtë javë të fillojë punën centrali bërthamor, në ndërtimin të cilit ka ndihmuar Rusia. Sipas medieve iraniane, lëshimi në punë i këtij centrali do të ndodhë me gjithë kundërshtimin e SHBA-së, e cila fton Rusinë që të shtyjë fillimin e punës së centralit bërthamor në Bushehr, gjithnjë derisa Irani nuk dëshmon se nuk është duke zhvilluar armatim bërthamor.