E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-ushtarja izraelite fyen dinjitetin e palestinezëve

Tel Aviv, 17 gusht – Ushtria izraelite ka kritikuar ashpër ish-ushtaren, e cila në rrjetin social Facebook ka vendosur foto, të cilat fyejnë dinjitetin e palestinezëve.

Në foto është në uniformë dhe e qeshur qëndron pranë të burgosurve palestinezë të lidhur e me sy të mbuluar, transmetojnë mediet britanike.

Zëdhënësja e ushtrisë izraelite i ka quajtur fotot “degraduese”, ndërsa zëdhënësi i autoriteteve palestineze ka thënë se janë “poshtëruese”.

Pasi që ushtarja ka kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2008, nuk është e sigurt nëse ushtria mund të fillojë procedurat disiplinore kundër saj, ka vlerësuar zëdhënësja e ushtrisë izraelite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›