Rrëzohet avioni gjatë spektaklit ajror, 3 të vdekur

Një avion P-51 i Luftës së Dytë Botërore por në gjendje tepër të mirë u përplas rreth orës lokale 16:30 (23:30 me orën shqiptare) në Kampionatin Kombëtar të Fluturimit ku organizohen gara dhe spektakle ajrore.
Organizatorët theksuan se një defekt mekanik shkaktoi aksidentin tragjik, por gjithsesi duhen pritur rezultatet e hetimeve.
Dëshmitarët okularë theksuan se pjesë të avionit ishin shpërndarë në pistën ajrore. Zyrtarët njoftuan se 54 persona janë dërguar menjëherë në spital, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Në vendngjarje mbërriti menjëherë edhe guvernatori i Nevadas, Brian Sandoval, i cili përgëzoi shërbimin e emergjencës “për reagim të përsosur ndaj asaj që ndodhi”./Start/F. P/
2011-09-17 10:12