E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca e pavendosur lidhur me kërkesën palestineze për njohje

"Ne dëgjuam fjalimin e mbajtur nga presidenti palestinez, Mahmud Abbas, tani na duhet të vlerësojmë situatën para se të shprehemi", theksoi ambasadori francez në OKB, Zherard Araud.

"Ne duhet të shohim faktet. Cila do të jetë faza e radhës? Ne duhet të presim propozimet mbi vendimin që do të merret nga miqtë tanë palestinezë. Pas kësaj do të analizojmë se çfarë do të bëjmë", shtoi ai.
     
"Siç e kanë përsëritur disa herë edhe autoritetet, për Francën të gjitha opsionet janë në tryezë dhe ne do të marrin vendimin final në bazë të shumë elementëve, përfshi edhe sigurisht unitetin e Bashkimit Evropian", përfundoi Araund./Start/

                                                                                             2011-09-17 13:18
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›