E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja si u rrëzua avioni mbi spektatorët

Një avion P-51 i Luftës së Dytë Botërore u rrëzua mbi spektatorët duke lënë 3 të vdekur dhe 56 të plagosur, 16 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Avioni drejtohej nga piloti i mirënjohur i garave ajrore, 74-vjeçari Jimmy Leeward.

Leeward ishte një zhvillues i pasurive të patundshme nga Florida dhe ka drejtuar avionë në gara që prej mesit të viteve 1970. Edhe pse në moshën 74-vjeçare të dhënat e tij mjekësore kanë qenë tepër të mira.

Në mesin e shikuesve ishte edhe familja e Leeward-it, të cilët shikuan live ngjarjen tragjike të rrëzimit të avionit.
Organizatorët theksuan se një defekt mekanik mund të ketë shkaktuar aksidentin tragjik, por gjithsesi duhen pritur rezultatet e hetimeve.

Në videon e mëposhtme mund të shikoni momentin e rrëzimit të avionit, filmuar nga një spektator, ndërsa fotot mund t’i shikoni tek fotogaleria.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-17 11:38
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›