E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, dhunohet seksualisht 22-vjeçarja

Gruaja, një 22-vjeçare ka denoncuar rastin në polici, duke pretenduar se i riu ka kryer marrëdhënies seksuale me dhunë ndaj saj.

“E dëmtuara aktualisht jeton në banesën e prindërve të saj në fshatin Marjan, pasi është ne proces divorci me bashkëshortin e saj. Sipas kallëzimtares ngjarja ka ndodhur ne fshatin Marjan, në afërsi të banesës së saj. Po sipas të dëmtuarës autori ka qenë edhe nën influencën e pijeve alkoolike, dhe sqarojmë se e dëmtuara dhe autori kanë pasur lidhje shoqërore kohë para martesës së 22-vjeçares”, sqaron policia e Korçës.

Nga ana e uniformave blu të Korçës po punohet për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje, shtetasin N.Z, 25-vjeç, i cili është shpallur në kërkim policor si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Bëjmë me dije se janë kryer ekzaminimet mjeko-ligjore ku priten dhe përgjigjet për këtë çështje si dhe ese ka shenja dhune ose jo në trupin e viktimës”, thanë burimet zyrtare. Materialet e përpiluara për këtë rast do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura”. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-17 11:00
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›