E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mainz barazon rekordin e Bayernit dhe Kaiserslauternit

Lideret e Bundesliges vazhduan serine e fitoreve ne Bundesligen gjermane pas fitores 4-2 me Hoffenheimin duke barazuar keshtu rekordin per sa i perket nisjes me te mire te kampionatit te cilin e mbanin Bayern Munchen dhe Kaiserslautern me 7 fitore ne 7 ndeshjet e para te kampionatit. Qe ne minuten e dyte shenojne lojtaret e Mainzit me ane te Sam Allagui. Megjithese ne mbyllje te pjeses se pare barazon Demba Ba per miqte Adam Szalai ne minuten e 47-te dhe autogoli i Luiz Gustavos ne te 59-n i japin vendasve te Mainzit avantazhin prej dy golash. Rindez shpresen per Hoffenheim me ane te nje goditjeje denimi Gylfi Sigurdsson ne te 64 para se te siguronte trepikeshin per Mainz nga pika e penalltise Andre Schurrle ne minuten e 73-te. Ne ndeshjet e tjera te Bundesliges per javen e shtate Wolfsburgu barazon 1-1 me Borussia Monchengladbach duke nderprere serine e 4 fitoreve radhazi Freiburg mposht 3-2 Klnin duke u ngjitur ne vendin e katert ne renditje Schalke 04 humbet 2-1 ndaj Nurenbergut dhe te njejtin fat peson edhe Kaiserslautern ndaj Hamburgut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›