Duka ne pritje te mjekeve emeron Mustedanagic dhe Macin

Duka Trajneri i ri Presim sherimin e Kuzhese. Astrit Maci dhe Xhemal Mustedanagic do te drejtojne Shqiperine ne dy takimet e radhes.
Federata Shqiptare e Futbollit do te prese pergjigjet e mjekeve ne ditet ne vazhdim per te vendosur per te ardhmen e Kuzhese ne stolin e kombetares shqiptare. Ishte vete presidenti i institucionit me te larte futbollistik ne Shqiperi Armando Duka qe konfirmoi dje nga spitali ku vazhdon te jete i shtruar kroati se ne drejtim te skuadres per dy ndeshjet e radhes do te jete zevendesi i tij boshnjaku Mustedanagic. Perpos ketij te fundit numri nje i Federates Shqiptare te Futbollit surprizoi te gjithe kur tregoi se per krah bonjakut do te qendronte edhe Astrit Maci. Kemi vendosur qe ndeshjen e radhes ta drejtoje asistenti i tij flet per Kuzhene bashke me Astrit Macin. Eumlshte shpejt per te marre nje vendim per te ardhmen. Mjeket thone qe duhet te presim dhe ne do te presim - u shpreh Duka.
Mjeket per gjendjen e Kuzhese
Pasi kane kaluar plot 48 ore nga shtrimi dhe percaktimi i diagnozes mjeku Fatos Olldashi pohoi dje se gjendja e komisarit teknik te kombetares shqiptare eshte permiresuar ne krahasim me ate te dy diteve me pare. Gjendja paraqitet e mire vazhdon te jete e stabilizuar trajneri eshte optimist eshte i interesuar per ndeshjet e ardhshme te ekipit shqiptar - tha Olldashi. Me tej mjeku qe ka ndjekur Kuzhene gjate ketyre dy diteve pohoi se javen e ardhshme ne Spitalin Amerikan ne Tirane do te vije nje neurokirurg amerikan i cili do te ndjeke nga afer edhe gjendjen shendetesore te trajnerit te kombetares shqiptare Josip Kuzhe.
Vasili Djemte te fitojne per Kuzhene
Ne Spitalin Amerikan te Tiranes ne ambientet e te cilit ndodhet i shtuar prej tri ditesh tekniku i kombetares shqiptare Josip Kuzhe ishte dje edhe ministri i Shendetesise Petrit Vasili. Ky i fundit vizitoi teknikun dhe me pas u interesua per ecurine e semundjes se tij tek mjeket e ketij spitali. Ne fund te vizites Vasili ne nje konference per shtyp te improvizuar ne oborrin e spitalit deklaroi Kam shume besim tek djemte tane. Ata duhet te bejne nje paraqitje te mire ne dy takimet e radhes te vlefshme per eliminatoret e Evropianit te 2012-s. Kesaj here ata duhet te fitojne per Kuzhene.
Mustedanagic Shqiperia luan me zemer
Xhemal Mustedanagic udheheqesi i Shqiperise pas problemeve te renda shendetesore te Josip Kuzhese duhet te luaje kunder kombetares se vendit te tij ne te paren ndeshje ne karrieren e vet si trajner i pare i nje skuadre futbolli. Ai e njeh mjaft mire kombetaren e drejtuar nga Safet Sushic por me shume frike ka nga Xeko dhe Ibisevic. Mustedanagic legjenda e Dinamos se Zagrebit dhe trajner i Shqiperise per dy ndeshjet e aferta kualifikuese ne nje interviste per San foli per takimin e 8 tetorit 2010 me Bosnje-Hercegovinen ne Tirane ne kuadrin e grupit D kualifikues per Kampionatin Evropian. Ne kete ndeshje duhet te jemi te perqendruar dhe vigjilente si ne asnjehere tjeter. Jemi te vetedijshem se grupi yne ka shume ekipe te mira se ne. Bosnje-Hercegovina eshte njera prej tyre ndaj per kete arsye do te jemi te lumtur ne qofte se mbetemi te pamposhtur ne kete ndeshje - thote Xhemal Mustedanagic. Megjithate ne radhet e Shqiperise ka shume lojtare te mire qe luajne ne klube te forta evropiane ku e mbeshtet optimizmin e tij edhe Mustedanagic. Forca kryesore e lojtareve tane qendron ne faktin se vene zemren ne fushen e lojes per vendin e tyre. Kjo eshte forca me e madhe e ketij ekipi. Ndryshe nga interesi jo i madh i tifozeve boshnjake per kombetaren e tyre stadiumi ku luan kombetarja shqiptare eshte gjithmone plot e perplot. Me siguri edhe ne ndeshjen e 8 tetorit stadiumi ku do te luhet ndeshja do te jete i mbushur ne tere kapacitetin e vet - nenvizon Xhemal Mustedanagic.
Te emeruarit
Numri nje i FSHF-se Armando Duka emeroi Astrit Macin dhe Xhemal Mustedanagicin ne vend te Kuzhese. Dy emrat e permendur dje nga kreu i FSHF-se do te drejtojne Shqiperine ne sfiden e 8 tetorit ndaj Bosnjes ne Tirane dhe pas kater ditesh ne transferten e Minskut ndaj Bjellorusise. I pari eshte shefi i sektorit teknik ne FSHF nderkohe qe Xhemal Mustedanagic i lindur me 8 qershor 1955 ne Bosanski Novi ka nje CV te pasur ne boten e futbollit. Mustedanagic ka luajtur si mbrojtes ne futbollin e ish-RSF te Jugosllavise. Karriera e tij si futbollist nisi duke luajtur ne FK Novi Bosanski Sloboda nga viti 1968 deri me 1973 kur ai u afrua nga klubet jugosllave ne ligen e pare. Ai zgjodhi Dinamon e Zagrebit ku luajti nga viti 1973 deri ne vitin 1983 duke regjistruar 444 ndeshje me fanellen e kesaj skuadre te njohur nga Zagrebi. Ai shkoi me pas tek FK Austria Wien me 1983. Gjate kesaj kohe ata fituan 3 tituj kombetare dhe disa arritje te tjera te famshme me kete klub teksa mposhten edhe FC Barcelonen ne kupat e Evropes. Pas karrieres se tij si lojtar ne vitin 1987 me kerkese te bordit te menaxhimit te Dinamos se Zagrebit ai filloi punen me te rinjte si nje trajner ne shkollen e futbollit te Dinamos se Zagrebit. Ne sezonin 2003-2004 trajnoi skuadren rezerve te Dinamos se Zagrebit duke kaluar neper duar dhe zhvilluar talente te reja por me nivel te larte te tilla si Eduardo Da Silva Luka Modric Niko Kranjcar Vedran Corluka Dino Drpi Tomo Scaronokota Mihael Mikiq Hrvoje Cale Filip Lonari. Gjithashtu gjate kesaj periudhe duke pasur parasysh se solli disa talente deri ne ekipin kombetar ai u zgjodh per te punuar me komisionin ekspert perkates te ekipit kombetar kroat si trajner i ekipit kombetar U-19. Ne vitin 2005 dhe 2006 ai asistoi trajnerin Josip Kuzhe ne krye te ekipit te pare te Dinamos se Zagrebit. Qe prej ardhjes se Josip Kuzhese ne stolin kuqezi ne maj 2009 Xhemal Mustedanagic eshte asistenti i tij ne drejtimin e kombetares shqiptare.