E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelet sezoni turistik në Vlorë

Vlorë- Sezoni turistik ka çelur në Vlorë me aktivitetet artistike që janë mbajtur në sheshin e skelës ku kanë performuar këngëtare të ndryshëm. Një grup cirku italian i është bashkangjitur festës dhe kanë performuar për artëdashësit vlonjat.

Qytetarë të Vlores si dhe turist ëe ardhur enkas për diten e çeljes së sezonit turistik në Vlorë kanë patur mundësinë të shijojnë këtë show artistik.

Ndërkoë dita e sotme ka nisur me hapjen e festivalit Aulona Folk ne sheshin e Flamurit me 350 pjesmarres nga 11 shtete te europes , si Shqipëria, Itali , Greqi,Mali i Zi , Kroaci , Bullgari,Bosnje hercegovine etj .Ky festival është i katërti që zhvillohet ne Vlore me mbeshtetjen e Bashkis ë së Vlorës. Ne Sheshin e Flamurit trupat pjesmarrese kane kenduar dhe kercyer se bashku ne ritmet e kenges popullore shqipatre.

Më pas para pjesmarresve ka folur kryetari i Bashkise së Vlores Shpëtim Gjika. Pjesëmarrësit janë drejtuar në vijim të plazhit të Ri , ku atje është bërë dhe çelja zyrtare e sezonit turistik 2012. Në këtë çelje sezoni kanë marrë pjesë dhe prefekti i Vlorës si dhe shefi i OSBE së Eugen Wolfath. Në fjalën e tij Gjika ka uruar dhe siguruar turistet të cilët do të proferojnë Vlorës, se aty do të gjejnë të gjitha mundësitë për të bërë një pushim sa më të komod.Po ashtu për pjesmarrësit ka folur dhe shefi i OSBE së Wolfarth, i cili ka uruar sezon të mbarë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›