E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëzohet nga biçikleta, aksidentohet 30-vjeçari

Tre persona kanë mbetur të plagosur lehtë nga aksidentet, por këtë radhë njëri prej tyre ka ardhur për shkak se i dëmtuari është rrëzuar nga biçikleta. Madje, policia tha se edhe këtë ngjarje e ka regjistruar dhe ia ka referuar prokurorisë. Bëhet fjalë për Veledin Shahun, 30 vjeç, banues në Babrru, sepse në orën 16:50, në kryqëzimin e rrugës "Siri Kodra", duke qarkulluar me biçikletë, ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Tashmë, ai ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa për dy rastet e tjera, policia shpjegoi se në lidhje me njoftimin që bën fjalë për aksidentimin e fëmijës Alisa Brusha, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për Reljan Kërçikun, 25 vjeç. Ndërkaq, ditën e fëmijëve, rreth orës 11:00, në bulevardin "Zhan D‘Ark", mjeti "Mercedes Benz", me targë TR 41 40 C, ka aksidentuar motoçiklistin Enver Tola, 59 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia tha se autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›