Vendimi, gjyqtari pro Bashës refuzon firmën
Gjyqtari që ka votuar në favor të Lulzim Bashës, në vendimin e fundit për çështjen "Durrës-Kukës", po vonon zbardhjen e tij. Burime nga Gjykata e Lartë deklarojnë se katër gjyqtarët që kanë favorizuar prokurorinë në çështjen e kompetencës për ish-ministrin e Transporteve, e kanë realizuar në kohë zbardhjen e vendimit, ndërsa presin edhe mendimin e pakicës, i cili do t‘i bashkëngjitet vendimit përfundimtar. Pas kësaj, një kopje e vendimit do të dërgohet në Prokurorinë e Përgjithshme dhe do të publikohet zyrtarisht në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë. Vetëm në këtë moment, organi i akuzës ka të drejtë që të depozitojë në gjykatë një kërkesë për rishikim të vendimit që shpalli të "pafajshëm" ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha, për dëmin e shkaktuar gjatë ndërtimit të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, pjesë e rrugës Durrës-Kukës.
Zbardhja
Disa ditë më parë, gazeta "Shqip" publikoi një informacion sipas të cilit Kolegji Penal që mori në shqyrtim rekursin e prokurorisë për shpalljen si antikushtetuese të dy vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit që morën në shqyrtim një kërkesë të deputetit Lulzim Basha, ka "harruar" zbardhjen e vendimit të datës 29 dhe 30 prill të këtij viti. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme kjo vonesë është antiligjore, pasi, duke u bazuar te legjislacioni, një vendim duhet të zbardhet brenda 20-30 ditëve. Në rastin e çështjes "Durrës-Kukës", ende nuk kemi një zbardhje të tij. Burimet nga Gjykata e Lartë deklarojnë se disa nga anëtarët e këtij Kolegji Penal kanë qenë me shërbim jashtë Shqipërisë, çka e ka vështirësuar marrjen e pesë firmave për të ligjëruar vendimin e shumëpritur. Ky ligjërim do t‘i hapte rrugë organit të akuzës që të përpilonte kërkesën për rishikim vendimi. Në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, sipas informacioneve zyrtare, nuk ka mbërritur asnjë shpallje vendimi, çka do të detyronte dy prokurorët e "Durrës-Kukës", Artur Selmani dhe Arben Krajën që të kërkojnë në Gjykatën Supreme rishikimin e vendimit që shpalli të pafajshëm shtetasit Lulzim Basha dhe Andi Toma për aferën 230 milionë euro, vetëm me procedura.
Vendimi
Në datat 29 dhe 30 prill, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesat procedurale të deputetit dhe ministrit Lulzim Basha për t‘i shpëtuar ndjekjes penale për dëmin 230 milionë euro, shkaktuar gjatë ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës. Gjykata Supreme tha se vendimi i gjyqtares së Shkallës së Parë, Fatmira Hajdari, dhe lënia në fuqi e këtij vendimi nga Gjykata e Apelit, janë të pavlefshme dhe për këtë qëllim duhet të rrëzohen. "Vendimi numër 1623 i Gjykatës së Tiranës dhe vendimi numër 21, i datës 2 shkurt të këtij viti i Gjykatës së Apelit, Tiranë, që pranuan kërkesën e shtetasit Lulzim Basha, për pavlefshmëri absolute të akteve hetimore dhe procedurale të dosjes ‘Durrës- Kukës‘, kanë shkelur rëndë rendin kushtetues", thuhej në vendim, duke shtuar se "Gjykata e Lartë regjistroi kërkesën e personit nën hetim, Lulzim Basha, me numër 70 dhe pasi verifikoi kërkesat e palëve në proces në datat 29 dhe 30 prill, vendosi se dy vendimet e mëparshme për këtë kërkesë, në Shkallën e Parë dhe në Shkallën e Apelit duhet të prishen, pasi cenojnë hapur nenin 141 të Kushtetutës së Shqipërisë".
TË DHËNA
Rishikimi
Grupi hetimor i dosjes "Durrës-Kukës" po analizon çdo procedurë ligjore, me qëllim plotësimin e kërkesës që do të depozitohet në Gjykatën e Lartë për rishikimin e vendimit
Prokuroria
Po presim zbardhjen e vendimit të datës 30 prill në Gjykatën e Lartë dhe më pas do të vendosim për një kërkesë të mundshme që do të dërgojmë në këtë gjykatë
Ligji
Duke u bazuar te kreu i katërt në Kodin e Procedurës Penale, prokurorët po analizojnë të gjitha nenet që flasin për një rishikim të vendimit