E Diel, 1 Nëntor 2026

Polici, grushte me një 21-vjeçar

Një punonjës policie është dërguar për ndjekje penale, pasi është denoncuar për rrahje. Bëhet fjalë për një sherr mes efektivit të policisë, Gentian M., dhe 21-vjeçarit Ferdinand Gj.. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komisariatit nr. 1 dhe me t‘u njoftuar, shërbimet e policisë kanë shkuar atje. Uniformat blu janë vënë në dijeni se dy protagonistët ishin zënë mes njëri-tjetrit me grushte dhe më pas kishin shkëmbyer edhe kërcënime. Në këto kushte, ata janë shoqëruar në polici, u është marrë nga një deklaratë përkatëse, ku të dy kanë denoncuar për rrahje dhe kërcënim. Madje, për punonjësin e policisë, i cili është 27 vjeç, mund të merret edhe masa e pezullimit. Sipas policisë, sherri mes tyre ka qenë i momentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›