E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vriten tre ushtarë të NATO-s në Afganistan

Tre ushtarë të NATO-s në Afganistan janë vrarë në dy incidente të ndara në Afganistan.

Në njoftimin e koalicionit ndërkombëtar në Afganistan, që udhëhiqet nga NATO-ja, thuhet se dy ushtarë u vranë nga shpërthimi i një bombe në pjesën lindore të Afganistanit, ndërsa i treti u vra gjatë luftimeve me kryengritësit, po ashtu në pjesën lindore të këtij vendi.

Në njoftim nuk jepet identiteti i ushtarëve dhe kombësia e tyre.

Prej zhvillimeve të tjera në Afganistan, vjen edhe informacioni se gjashtë punëtorë afganë, në një bazë të NATO-s në provincën Vardak, janë rrëmbyer, ka thënë një zyrtar lokal qeveritar.

Por, njëri prej tyre ia doli të ikte. Talebanët nuk kanë bërë komente për këtë incident.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›