E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet traktori, vdes 57-vjeçari, arrestohet shoferi

Një person ka gjetur vdekjen ditën e djeshme pas rrëzimit nga rimorkioja e një traktori ndërsa policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.
 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Leminot të Korçës ku 52-vjeçari Kasem Bregu duke drejtuar mjetin traktor bujqësor, me rimorkjo në gjendje të dehur ka shtypur 57-vjeçarin Servet Ramadan Leka i cili udhëtonte si pasagjer, ku ky i fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
 

Ndërkohë drejtuesi i traktorit akuzohet për “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i automjetit ne gjendje të dehur apo pa dëshmi” dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›