E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr mes të rinjsh, plagoset me armë 18-vjeçari

Një 18-vjeçar është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së ish-parkut të autobusave në Tiranë ku pas një sherri mes të rrinjsh është plagosur 18-vjeçari Fatjon Kushova.
 

Menjëherë 18-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve ai është plagosur në këmbë.

Mësohet se policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të plagosjes por ende nuk dihet identiteti i tij.
 

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›