E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzon akuzat për sulmin e anijes

Koreja e Veriut

Ushtria e Koresë Veriore i ka përshkruar akuzat se ishin ata që sulmuan një anije koreanojugore, si fabrikim dhe kanë kërkuar të shohin provat. Në një deklaratë të rrallë, Komisioni i Mbrojtjes Kombëtare, organizmi më i fuqishëm i vendit, kërcënoi me luftë në reagim të provokimit më të vogël ushtarak. Ai tha se donte të dërgonte një delegacion në Korenë e Jugut për të inspektuar provat fizike. Më herët koranojugorët paraqitën mbetjet e një siluri, pasi një hetim shumëkombësh arriti në përfundimin se Koreja e Veriut kishte zhytur anijen ku humbën jetën 46 vetë. Ekspertët thanë se sulmi në të cilin u vranë 46 marinarë, “nuk kish pasur provokim”. Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Myung-Bak, ka thënë se tani duheshin marrë masa të vendosura kundër Veriut, dhe se Koreja e veriut duhet të pranonte keqbërjen. Një zëdhënës në Uashington është shprehur se Amerika e dënon fundosjen e anijes së luftës si një akt agresiv. Japonia e ka quajtur të pafalshme, ndërsa Kina, aleati më i fortë i Veriut, ka bërë thirrje për “përmbajtje”. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara i cilësoi gjetjet “tepër shqetësuese”. Ndërkaq, Ministria e Jashtme kineze ka bërë thirrje që në pritje të hetimeve dhe qartësimit të situatës të gjitha vendet e përfshira të qetësohen dhe të ulin tensionin. Ndërkohë pritet që edhe Pjon Jangu të dërgojë një skuadër të posaçme hetimore. Për sa i përket skuadrës së hetimeve ndërkombëtare, ajo përfshinte ekspertë nga Amerika, Australia, Britania, Suedia. Pjon Jangu kërkon që të bëjë hetimet e veta dhe deri më tani përfaqësues të shtetit kanë deklaruar se vendi do t’u kundërpërgjigjet kërcënimeve dhe akuzave false me një sërën masash juridike.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›