E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrihen dy serbe në lagjen e boshnjakëve

/>Edhe mbrëmjen e djeshme kanë vazhduar incidentet në pjesën veriore të Mitrovicës. Sipas mediave serbe mbrëmë rreth orës 22:00, ka ndodhur një incident në Lagjen e boshnjakëve në të cilin janë plagosur lehtë 2 serbë. Burime nga stacioni policor verior kanë bërë të ditur se dy serbë që po kalonin në lagjen e boshnjakëve më makinën e tyre , janë sulmuar nga një grup shqiptarësh. Zv. komandanti i stacionit policor verior, Predrag Vasovic, ka deklaruar për b92 se mbrëmë rreth orës 22:00 , në Lagjen e boshnjakëve, janë sulmuar Bato Gjorgjevic dhe Petar Gusnic. Sipas tij, serbët ishin ndalur për shkak të një defekti në makinën me të cilën udhëtonin, kur janë sulmuar nga shqiptarët. Ndërkaq në njoftimin e policisë thuhet se me ndërhyrjen e policisë është shmangur konflikti i mëtejshëm. I pyetur nga BBC në lidhje me këtë incident, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Besim Hoti, tha se nuk ishte në dijeni të shkaqeve të rrahjes së dy qytetarëve në veri dhe nuk e dinte nëse incidenti kishte motive ndëretnike. Ndërkohë Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Brendshme janë zotuar se do ta vënë nën kontroll situatën në veri, së bashku me EULEX-in dhe KFOR-in. Zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, tha se qeveria do të veprojë kur të jetë momenti i duhur. Ndërsa, sipas ministrit të Brendshëm, Zenun Pajaziti, policët shqiptarë shumë shpejt do të marrin përgjegjësi në pjesën veriore të vendit. Ndërkohë KFOR-i dhe EULEX-i, nëpërmjet një komunikate, kanë thënë se nuk do të lejojnë akte të dhunës në Kosovë.Sipas mediave kosovare, tensionet në pjesën veriore vazhdojnë te jenë të larta, ndërkohë që shqiptarët dhe serbët janë vetorganizuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›