E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX nuk lejohet të vizitojë të plagosurit

/>MITROVICE- Kreu i Policisë së EULEX-it, Rainer Kuhn dhe komandanti i Njësisë Vepruese të Veriut të KFOR, gjenerali francez Michel Yakovlef nuk janë lejuar të vizitojnë zjarrfikësit në spitalin e veriut të Mitrovicës. Sipas medias kosovare, e cila i referohet zyrtarëve të EULEX, drejtuesit e KFOR-it dhe të EULEX-it janë penguar nga drejtoria e spitalit për të vizituar pardje pasdite 6 zjarrfikësit serbë të plagosur dy ditë më parë nga shpërthimi i një granate, por nuk janë lejuar të futen brenda.
EULEX ka shprehur zhgënjimin për këtë gjest dhe e quajtën mungesë respekti nga ana e drejtorisë së spitalit.
Kreu i policisë së EULEX-it Kuhn dhe gjenerali Yakovleff kanë ngelur shumë të zhgënjyer nga kjo ngjarje pasi është mjaft e çuditshme është shprehur zyrtari i EULEX-it, duke shtuar se zyrtarët e lartë nuk janë munduar të hyjnë me forcë në mjediset e këtij spitali. Pas kësaj ngjarje kreu i policisë së EULEX-it Kuhn ka përsëritur se misioni është i vendosur që ta mbajë situatën nën kontroll në tërë territorin e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›