E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhjet ne urbane problemi qe ende mbreteron

Dje ne mesdite diku rreth ores 1230 ne pritje te urbanit ne njerin prej stacioneve te linjes se Tiranes se Re pas disa minuta pritjeje vjen autobusi i mbushur plot e perplot. Ashtu rremujshem tentativa per te hipur deshtoi. Nderkohe qe furishem zbret nga autobusi nje grua dhe nje djale i gjate rreth te tridhjetave. Nen tone te ashpra dhe gjithe nervozizem gruaja i drejtohet djalit duke thene Bjer ketu kuleten ndersa djali ben indiferentin ne tentative per tiu larguar gruaja i terheq xhaketen qe mbante ne krah duke nxjerre prej andej edhe portofolin. Ndersa autobusi qendron akoma ne stacion dhe vendi ishte mbushur plot me njerez per cudi asnjeri prej tyre nuk nderhyri. Ne te qindtat e sekondes teksa gruaja po fuste kuleten ne cante nje tjeter djale paksa me i imet perplas gruan per toke ne cepin e trotuarit duke ia marre nje kulete goxha te fryre nga dora. Gruaja edhe pse e lenduar pas perplasjes ne toke cohet per te rendur drejt djalit i cili edhe pse ne nje nga rruget e Tiranes me qarkullim te larte te makinave nuk e pengoi te largohej nga kemba koka. Nderkohe qe vetem pak metra me tutje buze kryqezimit gruaja njoftoi policin e qarkullimit rrugor. Me lot nder sy i pershkruante policit pamjen e te dy djemve qe i vodhen kuleten. Karakteristikat e djalit te pare te cilit ia arriti ti nxirrte nga kthetrat kuleten dhe te adoleshentit te dyte i cili coi deri ne fund misionin e tij me cdo lloj mjeti per ti rrembyer keshtu kuleten. Vjedhjet ne urbanet e kryeqytetit jane kthyer ne nje makth per cdo qytetar qe perdor kete sherbim. Sikur te mos mjaftonin pritjet e gjata ne stacione levizja e ngadalte e tyre sherbimi urban po kercenon edhe jetet e qytetareve. Kjo pasi ne shumicen e rasteve fajtoret mbesin jetime ndersa fenomeni rritet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›