Viktima ne rajon mjeket Vaksinohuni
Gripi i derrave ka shkaktuar viktimat e para ne rajon. Vetem dje jane regjistruar vdekjet e disa pacienteve ne Kroaci dhe Bosnje. Te dhenat mjekesore ne keto vende raportojne se vdekjet e pacienteve kane ardhur pas kontaminimit me virusin A/H1N1 gripin e derrave. Gjeografia e semundjes eshte zgjeruar se shumti nga ku raportimet vijne nga cdo skaj i botes. Por edhe ne vendin tone virusi ka gjetur perhapje ku deri dje shendetesia konfirmoi 20 raste te prekura me gripin e derrave prej te cileve 2 ne gjendje te rende. Pas perhapjes masive qe po merr virusi apeli i vazhdueshem i mjekeve mbetet berja e vaksines dhe rritja e nivelit te higjienes. Nderkohe ekspertet paralajmerojne se virusi pritet te arrije pikun mes fundit te janarit e fillimit te shkurtit dhe pritet te sjelle edhe kete vit raste te renda dhe viktima. Por gripi rendon akoma me shume te te semuret kronike cka nderlikon akoma me shume gjendjen shendetesore te tyre. Mjeket i druhen edhe rikthimit te virusit A/H1N1 pasojat e te cilit mund te jene fatale per keta te semure. Per kete ta bejne thirrje per me shume kujdes dhe trajtim korrekt te cdo shenje dhe jo neglizhim te tyre.
Keshillat qe mjeket japin ne kete periudhe jane kujdesi ndaj ndryshimit te temperaturave ne veshje dhe shmangia e ambienteve te mbipopulluara. Per femijet dhe te gjithe personat me imunitet te ulet rekomandohet te perdoret vaksina stinore e per ata qe kalojne temperature te lehte rekomandohen medikamentet e zakonshme te familjes se paracetamolit.