E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrihet e kercenohet pedagogu i Juridikut

Policia shoqeron agresorin Fqinji e goditi 36-vjecarin pasi i levizi antenen e televizorit nga tarraca

Rrihet dhe kercenohet me jete pedagogu i Fakultetit te Drejtesise. Ngjarja ka ndodhur disa dite me pare nderkohe qe policia ka bere te mundur shoqerimin e autorit dhe dergimin e tij per ndjekje penale. Ngjarja ka ndodhur disa dite me pare ne zonen e Komunes se Parisit ne Tiranes. Sipas te dhenave policore gjate mbremjes ne Komisariatin Nr. 2 eshte paraqitur Alban Koci 36 vjec lindur ne Vlore e banues ne Tirane. Ai ka deklaruar se ishte jurist dhe me profesion pedagog duke denoncuar se ishte rrahur dhe kercenuar nga fqinji i tij. Para oficerit te policise gjyqesore pedagogu i Drejtesise eshte shprehur se agresori ishte fqinji i tij. Sipas denoncimit ngjarja kishte ndodhur rreth ores 1900 te dites qe ai ka bere denoncimin. Sipas denoncimit te tij e gjithe ngjarja ka ndodhur pasi fqinji pretendon se pedagogu ia ka hequr antenen nga tarraca. Ne keto kushte policia ka regjistruar kallezimin penal si dhe ka fiksuar shenjat e dhunes. Me pas nepermjet denoncuesit ka bere te mundur identifikimin e agresorit i cili rezulton te jete Ardian Kazazi. Nga te dhenat mesohet se ate nate policia ka ushtruar kontroll ne banesen e 40-vjecarit Kazazi por nuk e ka gjetur aty. Me vone ai eshte thirrur ne polici ku ka dhene deklarimin e tij. Sipas te dhenave policore ai dyshohet se pasi e ka rrahur Kocin ai e ka kercenuar me fjale se do ta vriste. Ne keto kushte materialet per kete ceshtje i jane referuar prokurorise per veprime te metejshme nderkohe qe agresori eshte lene i lire. Nga te dhenat mesohet se ai do te ndiqet penalisht per vepren penale te demtimeve te tjera me dashje si dhe per kanosje serioze per jeten. Policia beri te ditur se agresori eshte keshilluar qe mos te kete perplasje te tjera me te demtuarin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›