Meta Pse preferova Haxhinaston ne vend te Priftit ne diplomaci
Ne nje interviste per TV ALSAT ministri i Jashtem dhe numri dy i qeverise Ilir Meta ka shpjeguar tere arsyet qe cuan ne propozimet e djeshme per ndryshimet e ministrave te LSI ne qeveri. Ai tha se Haxhinasto kaloi te Ministria e Jashtme ne vend te tij per arsye se ka lidhje me diplomacine nderkohe qe nuk munguar te vleresoje dhe punen e te gjithe ministrave te tij ne kabinetin qeveritar. Meta deklaroi se i mbetet idese se bashkimit te se majtes por per integrimin dhe zhvillimin e reformave nderkohe qe deklaron se i permbahet konkrates kater vjecare me PD.
Zoti Meta do me duhet tju pyes per propozimet e fundit te bera sot nga LSI-ja per disa ndryshime ne kabinetin qeveritar largimin e zoti Prifti kalimin tuaj nga Ministria e Jashtme ne Ministrine qe e drejtonte me pare zoti Prifti dhe zevendesimin tuaj me zotin Haxhinasto. Pse keto propozime Pse lindi nevoja e ketyre ndryshimeve dhe pse pikerisht tani
Nuk do te preferoja te ndalesha shume ne kete zhvillim te bere publik ne emer te kryesise se LSI -se nga sekretari i saj Luan Rama pasi jam ne zyren e Ministrit te Jashtem dhe dua tju siguroj se vijoj me te njejtin angazhim dhe perkushtim si deri tani dhe do te vazhdoj deri ne momentin e fundit te perfundimit te procedurave ligjore dhe kushtetuese te kryej kete detyre me shume pergjegjesi. Per sa i takon ketyre ndryshimeve mendoj se keto jane ndryshime krejtesisht te natyrshme pas nje viti qeverises. Dua te them se pas nje viti sidomos ne detyren e ministrit te Jashtem me eshte dashur me shume se 100 dite pra 1/3 e kesaj periudhe kalendarike 1 vjecare ta kaloj me sherbime jashte shtetit per shkak te kesaj detyre dhe te angazhimit te jashtezakonshem per ceshtje qe kane te bejne me integrimin evropian ceshtjet e liberalizimit te vizave dhe ne vecanti do te thoja per ceshtjen e Kosoves e cila ka perjetuar disa momente kyce sikurse eshte opinioni i dhene nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise apo dhe rezoluta e fundit qe u miratua ne asamblene e OKB-se. Ne kete plan kuptohet qe kjo eshte nje mungese qe eshte ndjere shume sidomos ne funksionimin e LSI-se brenda vendit por edhe ne teresi ne funksionimin e saj si nje force qeverisese dhe natyrisht duke ndjere kete veshtiresi duke qene vazhdimisht nen presionin pozitiv te kolegeve te mi anetareve te LSI-se dhe perfaqesuesve te tjerekam qene i detyruar te respektoja kete vendim qe mori sot kryesi e LSI-seqe nuk do te thote se ndryshon dicka ne prioritetet e kesaj qeverieperkundrazi do te thote se duke ndjere permbushjen e angazhimeve kryesore gjate ketij viti ne ministrine e Jashtme sidomos per sa i perket procesit te liberalizimit te vizave ku kjo ministri ka patur dhe ka nje rol kyc si kordinuese e permbushjes te te gjithe detyrimeve dhe njekohesisht edhe mbarevajtjen me sukses te afirmimit te ceshtjes se Kosoves duke qene i bindur se Z. Haxhinasto edhe si diplomat ne te kaluaren por edh e me backgraundin politik qe ka e sidomos ne drejtim te politikes se jashtme do te vijoj me shume dedikim dhe sukses te coj perpara prioritetet e kesaj ministrie edhe te qeverise ne politiken e jashtme. Besoj se kjo zhvendosje e ve theksin tek nje rol me i madh e dhe i imi si lideri i kesaj levizje ne ceshtjet e brendshme sidomos ne drejtim te politikave ekonomike.
Ju na shpjeguat deri tani pse po largoheni ju nga Ministria e Jashtme por ne fakt ende nuk kemi folur per largimin e zotit Prifti
Arsyeja kryesore eshte kjo qe une permenda me pare pra nje lloj konflikti do ta vendosja ne thonjeza midis angazhimit tim si kryetar i LSI-sejo thjesht si parti por dhe si force te qeverise brenda vendit me angazhimin t tim si minister Jashtem .Besoj se pas nje viti eksperience lind nevoja per ndryshime per modifikime dhe ky sigurisht qe eshte nje rikompozim i perberjes se LSI -se ne qeverisjen e vendit qe ndihmon forcimin e rolit te LSI-se ne qeverisje por besoj se do te ndihmoj edhe me tej ne permbushjen e vazhdueshme te objektivave te kesaj qeverisje .
A ka lidhje largimi i Z .Prifti me akuzat per korrupsion te deklaruara se fundmi nga PS-ja per pasurine e tij por qofte edhe per akuzat per korrupsion qe i takojne ministrise qe ai drejto si koncesioni i HEC-ve etj A eshte kjo arsyeja e largimit te Zotit Prifti nga kabineti
Me duket se e sqarova shume qarte arsyen kryesore dhe natyrisht qe kjo eshte nje arsye shume parimore.
Pse nuk ju zevendesoi Z.Prifti ne ministrine e Jashtme nese ju vetem donit te qendronit ne Tirane
Kjo ka te beje thjesht me nje fakt se Zoti Haxhinasto aktualisht nga drejtues i LSI-se ka nje lidhje me te forte me ministrine e Jashtme me diplomacine per shkak te detyrave ne te kaluaren dhe njekohesisht nje lidhje me te ngushte me te majten evropiane pasi ka njohje te gjera per shkak te funksioneve qe ka patur deri tani edhe ne LSI.
Megjithate me gjithe respektin per z.Haxhinasto ne karrieren e tij statura juaj dhe statura e Haxhinastos ne krye te ministrise se Jashtme nuk jane shume afer po te kemi parasysh se ministria e Jashtme eshte gjithmone e synuar nga profile te larta politike apo jo
Une mendoj se zoti Haxhinasto perfaqeson nje profil paksa te ndryshem nga i imi por nje profil plotesisht te denje per te qene minister i Jashtem ku elementi i profesionalizmit ne diplomaci spikat ne raport me pervojen e pergjithshme politike dhe kjo eshte nje shenje shume e mire.
Pra largimi i Zotit Prifti nuk ka te beje fare me punen e tij ne ministri Si do ta vleresoni punen e tij aty
Nuk kam ndonje vleresim te ndryshem nga ai i deritanishmi. Sigurisht qe besoj se kjo qeveri do te vazhdoje te performoje gjithnje e me mire dhe me me ambicie edhe ne drejtim te politikave te zhvillimit ekonomik.
METE eshte nje ministri delikatepor ti rikthehemi edhe njehere akuzave per korrupsion qe e perfshijne per shkak te sektoreve shume te rendesishem qe ka. Cfare performance te re do te sillni ne kete ministri
Nuk preferoj te flas per nje pozicion te ri qe i takon perspektives qofte edhe pas disa diteve. Preferoj ende te flas si minister i Jashtem duke qene i tille.
A keni marre OK nga kryeministri per keto ndryshime
Ne jemi ne nje bashkepunim shume konstruktiv dhe institucional me kryeministrin Berisha. Gjithcka eshte zhvilluar dhe do te zhvillohet ne perputhje me marreveshjen e koalicionit qeveritar.
Zoti prifti do te qendroje ende prane LSI-se ne grupin e deputeteve te LSI-se A do te sjelle kjo nje problem
Nuk kam arsye perse te mendoj ndryshe. Largimi i cilitdo nga nje post ministror nuk perben ndonje fatkeqesi apo drame perkundrazi mendoj qe ai ka te gjitha mandatet per te ecur me tej ne rrugen e tij politike.
Largimi i tij nga grupi do ta rrudhte disi pranine e partise suaj ne Parlament
Nuk kam arsye te paragjykoj por te jeni te sigurt se fuqia e LSI-se nuk ka qene asnjehere tek numri i deputeteve ku dihet se LSI eshte cenuar ne menyre dramatike nga zgjedhjet e vitit 2005 por edhe nga zgjedhjet e fundit ne baze te nje kodi qe ne e kemi kontestuar shume seriozisht. Mendoj se fuqia e LSI-se qendron tek legjitimiteti i saj i votave te saj te cilat jane vota te shenjta dhe njekohesisht edhe ne kontributet qe ajo jep per rinovimin e vazhdueshem te politikes shqiptare.
Ne parlament keto ndryshime kalojne me shumice te thjeshtea ka mundesi qe PS te bllokoj kete votim me pjesemarrjen e saj ne votim
Nuk jam aspak i shqetesuar per kete ceshtje gjithcka do te shkoj sipas procedurave institucionale dhe kushtetuese.
Prioritetet tuaja ne kete moment i LSI cilat jane Ne zgjedhjet lokale mendoni se keto ndryshime e ndikojne ne poziten e LSI-se
Absolutisht qe keto ndryshime imponohen edhe nga shpallja e dates se zgjedhjeve lokale qe eshte data 8 maj. Ne kete drejtim ka nevoje per ti kushtuar shume me teper vemendje ristrukturimit te LSI-se dhe sigurisht fuqizimit te saj.
Do te kemi ndryshime te tjera propozime te tjera ne postet qeveritare qe LSI mban
Kjo do te shikohet sipas rastit sipas domosdoshmerise.
Ju permendet daten e zgjedhjeve lokale qe nuk eshte larg ne fakt. Ju pak me pare bete nje thirrje per partite per te ri folur per Kodin nje nisme qe te pakten deri tani nuk di te kete marre nje pergjigje
Ne shprehim keqardhjen per ato forca politike qe nuk vleresojne dhe nuk angazhohen per permiresimin e reformes zgjedhore pra Kodit Zgjedhor bazuar ne rekomandimet e OSBE-ODHIR. Ne besojme se procesi i kerkuar i transparences me procesin e reformimit te kodit aktual nuk duhet ta pengojne por duhet ta ndihmojne njeri-tjetrin.
A mendoni se jeni ne kohe per ndryshimet e duhura ne Kodin elektoral. LSI ka qene nje nder nismetaret e pare per ndryshimet ne kod
Jemi te vonuar. Kjo reforme duhet te kishte filluar menjehere pas zgjedhjeve te pergjithshme. Megjithate me mire vone se kurre.
Kemi nje krize politike ende te pazgjidhur ne Shqiperi sic eshte ajo e kutive te votimit te 28 qershorit. Palet politike kane ndalur ne nje pike qe le ta quajme ngerc. Mendoni se mund te kete nje zgjidhje para zgjedhjeve lokale apo eshte thjesht nje menyre per te bere politike
Duhet te kete patjeter. Mendoj se ngerci qendron tek mungesa e vullnetit sipas mendimit tim qe po tregon lidershipi aktual i PS-se per te realizuar transparencen qe kerkon. Ne Gjykaten Kushtetuese duhet te shkoje ai qe kerkon te realizoje objektivat e transparences qe jane kundershtuar nga maxhoranca per arsye kushtetuese. Une besoj se nese PS do ti ishte drejtuar Gjykates Kushtetuese me kohe dhe ne rast se ajo do te kishte konfirmuar permes dhe Komisionit te Venecias se ishte i domosdoshem dhe eshte i mundshem nga ana kushtetuese procesi i rinumerimit keto ceshtje do te ishin zgjidhur me kohe. Ne rast se numerimi do te kishte dale ne favor te PS-se ajo do te ishte ne pushtet sepse une mendoj se edhe deklarata e kryeministrit Berisha eshte shume e moralshme qe do te thote se nuk ka rinumerim thjesht per moral dhe le te qendroj kjo qeveri apo maxhorance pra ne rast se rinumerimi eshte i mundur nga ana kushtetuese atehere ky rinumerim te behet dhe ne rast se rezulton qe PS ka shumicen ajo te marr pushtetin pas zgjedhjeve. Une nuk e kuptoj cfare e pengon partine socialistepasi ajo ka numrin e domosdoshem te deputeteve per te kerkuar venien ne levizje te gjykates Kushtetuese.
A ka menduar LSI ta coj kete ceshtje per hir te interesave te vendit qe kjo krize te zgjidhet dhe te kete nje funksionim normal te parlamentit ta coje ajo ne Gjykate Kushtetuese
LSI e ka te pamundur per dy arsye .Se pari nuk ka numrin e nevojshem te deputeteve per ta nisur nga procedurale kete kerkese. Se dyti ka dhe nje problem tjeter moralnuk mund te formuloj pasi pergjigjja e Gjykates Kushtetuese do varet edhe nga permbajtja e formulimit te forces politike qe e dergon. Pra nuk mund te formuloje dot LSI shqetesimin e Partise Socialiste me mire se ajo vete. Nese Gjykata Kushtetuese do te thoshte jo do te thuhej se LSI beri formulimin e gabuar etj etj. Kjo eshte nje ceshtje qe i takon ne menyre ekskluzive PS. Une shpresoj qe ajo ta inicioje kete hap.
A do te jeni ne aleance me PD-ne per zgjedhjet lokale per Tiranen apo do te konkurroni i vetem
Besoj se ka ende kohe jane gati 8 muaj deri ne fillim e fushates elektorale dhe natyrisht gjate fillimit te kesaj periudhe LSI do te perjetoje nje proces riorganizimi si dhe do te shikoje mundesine e te gjitha kandidaturave te saj dhe do te shqyrtoje te gjitha variantet dhe mundesite.
Zoti Milo ka deklaruar se mundesia me e mire per te fituar pushtetin e majta eshte se LSI-ja dhe PS ta ri gjejne edhe nje here gjuhen e bashkepunimit ne nje tryeze te se majtes. Ju cfare mendoni
Ne jo vetem qe nuk e kemi perjashtuar asnjehere bashkepunimin me PS-ne me PSD-ne apo ndonje force tjeter politike jo vetem te majte por edhe te djathte ashtu sic kemi konkretizuar edhe kete koalicion per arsye te cilat jane bere te ditura dhe te cilat ne themel kane rezultatin e 28 qershorit. Ne shprehim keqardhjen qe ne vend qe kjo force politike te angazhohet ashtu sic ka bere edhe ne te kaluaren per procesin e reformave per integrimin per procesin e domosdoshem te reformes zgjedhore dhe sidomos Kodit aktual qe ka ndeshkuar edhe forcen politike te zotit Milo apo edhe te forcave te tjera te majta perkundrazi kerkon te zhvendose debatin ne nje ceshtje te karakterit emocional. LSI padyshim eshte nje force e majte dhe eshte ne kete koalicion si nje force e majte por ne radhe te pare eshte per integrimin e vendit. Ketu nuk behet fjale per kalkulime te bashkojme forcat e majta apo te djathta sepse ky nuk eshte nje raport qe i intereson zhvillimit te jetes politike te vendit.
Dikur keni qene me kete filozofi per bashkimin e te majtes...
Po patjeter per tu bashkuar por per te pershpejtuar procesin e integrimit europian te vendit po jo te bashkohen per te bllokuar funksionimin e institucioneve ne vend per te bllokuar proceset integruese per te bllokuar ligje shume te rendesishme qe jane me 84 vota jo per te mbajtur qeverine sepse qeverise i mjaftojne 71 vota per te funksionuar por per te cuar para reforma qe kane te bejne drejtesine qe kane te bejne me biznesin per sa i perket Gjykates Administrative apo ceshtje te tjera.
Pra nuk e perjashtoni edhe aleancen me PS ne zgjedhje lokale nuk perjashtoni asnje lloj aleance
Eshte shume heret per te folur per aleanca per zgjedhjet lokale ashtu sic mund tiu konfirmoj qe LSI do ti permbahet marreveshjes qe ka me PD marreveshjes 4 vjecare per te permbushur te gjitha objektivat e ketij koalicioni dhe kesaj qeverie.
Ju e largoheni nga Ministria e Jashtme ne nje moment shume delikat jane muajt e fundit perpara liberalizimit te vizave per shqiptaret nje proces shume i rendesishem ky... A ju vjen keq qe po e lini ministrine e Jashtme ne keto momente
Natyrisht MPJ eshte ministria qe me pelqen me shume kjo eshte arsye qe jam ketu per te treten here dhe me ka dhuruar sfida dhe kenaqesi shume te medha por ne keto momente mbi kenaqesine dhe aspektin profesional prevalon nje prioritet tjeter shume i rendesishem. Detyrimi im eshte ne radhe te pare ndaj LSI si nje force e rendesishme per integrim si nje force e qeverisese ne vend dhe per te rritur me tej kete rol ne qeverisjen e vendit...
Cila jane detyrat me te rendesishme qe do te gjeje z.Haxhinasto ne tavolinen e tij
Besoj se ne rast se do te kishte ndonje kandidat qe do ta fillonte punen menjehere pa iu dashur shume kohe per te studiuar dosjet e rendesishme ai eshte z.Haxhinasto i cili edhe gjate kesaj kohe ka qene nje nga keshilltaret e mi me te rendesishem ne fushen e diplomacise.
E kam fjalen cilat jane prioritet...
Une besoj se liberalizimi i vizave vazhdon te jete nje prioritet por kjo ministri dhe qeveria ne pergjithesi i kane permbushur kerkesat e ketij procesi sic eshte konfirmuar dhe nga ekspertet evropiane. por gjithsesi deri ne momentin qe ky vendim do te formalizohet ky mbetet nje prioritet jo vetem i ministrise por edhe i te gjithe qeverise. Se dyti permbushja e kerkesave per Shqiperine si nje vend anetar i ri i NATO dhe padyshim konsolidimi i njohjes se metejshme nderkombetare te Kosoves dhe permiresimin i marredheniet e vendit tone me vendet e rajonit jane objektiva shume te rendesishem te diplomacise...
Sipas zerave informale ne media gjate ketij vitit marredheniet zotit Meta me ministrat e tjere te LSI -se kane qene te veshtira si me z.Prifti ashtu edhe me z.Vasili. A eshte e vertete qe po negocioni edhe per postin e ministrit te Brendshem a mund te levize edhe ministri Vasili apo te gjitha keto jane zera informale ne ambientet tona gazetareske
Une i respektoj zerat informale por nuk mendoj se ka dicka te vertete dhe dua te them se zoti Vasili ka bere nje pune jashtezakonisht te veshtire ne nje dite jo shume te mire per shendetesine per sa i takon burimeve te financimit per kete reforme dje besoj se do te vazhdoje me kete perkushtim edhe ne te ardhmen.