KLD, “Ok” 3 anetareve te rinj dhe inspektoreve
TIRANE - Miratohen tre anetaret e rinj te Keshillit te Larte te Drejtesise, te zgjedhur nje nga Kuvendi dhe dy nga Konferenca Kombetare Gjyqesore. Dje, gjate mbledhjes, anetaret e KLD-se kane marre ne shqyrtim verifikimin e mandateve te Guxim Zenelajt, Shkelqim Mirit dhe Dhurata Haverit. Burime zyrtare thane se, “Keshilli, pasi degjoi raportin e Komisionit te Verifikimit te Mandateve vleresoi se zgjedhja e tre anetareve te rinj eshte bere konform kerkesave te nenit 10 te Ligjit organik te Keshillit te Larte te Drejtesise”. Gjate mbledhjes se djeshme, ky institucion ka miratuar dhe disa nga inspektoret, qe do te kontrollojne gjykatat dhe gjyqtaret gjate punes se tyre.
Kryeinspektore
Valbona Vata
Inspektore
Qemal Zaimi
Elda Vrioni
Lazer Sallaku
Hysen Saliko