E Hënë, 2 Nëntor 2026

Presidenti i Vllaznisë konteston gjyqtarin e ndeshjes me Tiranën

Shkodër (Start)- Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, nuk është dakort me gjyqtarin e caktuar për ndeshjen me Tiranën, Lorenc Jeminin.
Kontestimi i presidentit kuqeblu vjen pasi gjyqtari është i kolegjiumit të Tiranës.

“Nuk e kam frikë aspak Tiranën. Dua vetëm gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Jam i bindur se skuadra ime, pavarësisht mungesave, me sakrificë dhe shpirt gare do ta mposhtë Tiranën, nëse do të kemi një gjykim të drejtë”.

Superndeshja e kësaj jave do të luhet ditën e dielë në stadiumin “Selman Stermasi”. Skuadrat ndodhen në vendet e para të klasifikimit, dhe kjo e bën më interesante këtë përballje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›