Tragjike për Kukësin, Teuta barazon në fund
Do të kishte qenë fitorja më e bukur e sezonit për Kukësin, nëse Jakupi i Teutës nuk do të kishte realizuar në limitin e takimit në Durrës. Një gol "in-extremis" për durrsakët, të cilët arrijnë të jenë në zonën europiane. Ndryshe do të ishte nëse skuadra verilindore do të kishte marrë tri pikë, pasi do të kishim rokadë mes Kukësit dhe Teutës dhe nuk do të ishin bregdetarët ata që sot kanë 39 pikë (në vend të tretë së bashku me Flamurtarin me po kaq pikë), por kuksianët, të cilët tashmë ndiejnë edhe rrezikun e Tiranës nga poshtë, me të cilët do të ndeshen në vijim.
(a.k/A.Latifi/BalkanWeb)
(a.k/A.Latifi/BalkanWeb)