Atalanta turpëron Interin në San Siro, zikaltërit humbin 3-4 (VIDEO)
Vendi i tretë për Interin në Seria A çdo javë duket akoma dhe më larg. Mbrëmë zikaltërit janë turpëruar në San Siro nga Atalanta, pasi janë mundur 3-4.
Pas kësaj humbje ekipi i Stramaccioni-t e sheh veten 8 pikë larg Milanit, i cili barazoi 2-2 dje me Fiorentinën.
Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avatazh me anë të Rocchi-t (43), duke e mbyllur pjesën e parë 1-0. Ndërkohë që vetëm 11 minuta nga fillimi i të dytës Bonaventura barazon rezultatin.
Më pas Interi u lëshua në sulm dhe e vuri disa herë në vështirësi kundërshtarin, ndërsa i sapofuturi Alvares shënon dy herë dhe axurrët shpërthejnë në festë. Por pak minuta më pas arbitri akordon një penallti për Atalantën dhe në harkun e 8 minutave Denis shënon tre herë duke përmbysur gjithçka dhe duke u larguar me fitore nga Milano.
Në ndeshjet e tjera Napoli fitoi 2-0 përballë Genoas, Catania dhe Cagliari u ndanë në barazim pa gola. Palermo korri një fitore 1-3 në shtëpinë e Samdorias, Siena-Parma u mbyll 0-0, ndërsa Udinese mundi Chievo-n 3-1.