Gjate fundjaves policia e Durresit ka arrestuar ne flagrance 8 veta
Gjatë fundjavës, policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 8 shtetas të cilët akuzohen për veprat penale të vjedhjes, mbajtjes pa leje të armëve luftarake, tentativës së vrasjes dhe plagosjes, falsifikimin e dokumenteve, si dhe është arrestuar një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Nga operacioni i policisë është arrestuar 26-vjeçari Dritan Balla, nën akuzën e vjedhjes së një shumë prej 67.800 lekëve në një prej lokaleve të lojërave të fatit.
Jetmir Hoxhaj, 20 vjeç, i cili akuzohet për vjedhjen e një shtetasi tjetër të një shume prej 1300 $, 2 kamera të markave të ndryshme, dhe një kasetofon e disa bizhuteri floriri.
Ndërkohë që nën pranga ka rënë edhe Emiljan Osmani, 28 vjeç pasi akuzohet për veprën penale të prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake e municioneve, pasi u arrestua nën posedimin e një arme të llojit pistoletë të kalibrit 9 mm dhe një krehër me 9 fishekë, të cilët i mbante pa leje.
Po gjatë fundjavës, janë arrestuar nga policia e Durrësit edhe Ekil Nderjaku, 28 vjeç për veprat penale të kanosjes, mbajtjes pa leje të armëve luftarake, prishjes së qetësisë publike dhe dëmtimeve të tjera me dashje ndaj një shtetasi me inicialet Sh.L., 20 vjeç, banues në Kosovë.
Një tjetër i arrestuar është edhe Ervin Vucani, 34 vjeç i cili ka tentuar të vrasë me thikë duke e goditur disa herë në kraharor babain e tij 67-vjeçar.
Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Durrësit.
Të arrestuar janë edhe disa shtetas me banim në Kosovë, një prej të cilëve ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK.