E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten borxhet e amerikanëve në kushtet e krizës

Të dhëna të reja tregojnë se konsumatorët amerikanë po zhyten më shumë në borxhe, dhe mezi arrijnë të paguajnë faturat e tyre.

Raporti i sotëm nga një grup tregtar i industrisë bankare thotë se amerikanët kanë mbetur pas në pagesat e kredive të shtëpive dhe kartave të kreditit me një shpejtësi rekord gjatë tre muajve të parë të këtij viti.

Shoqata e Amerikane e Bankierëve thotë se sasia e parave borxh në kartat e papaguara të kreditit u rrit në një nivel rekord.

Krye-ekonomisti i këtij grupi fajësoi valën e humbjeve të vendeve të punës dhe tha se konsumatorët do të vazhdojnë të kenë probleme me pagesën e borxheve deri sa kompanitë të fillojnë të marrin njerëz përsëri në punë. 

Ndërkohë, një këshilltar ekonomik i presidentit amerikan Barak Obama thotë se vendi ka nevojë për një paketë tjetër stimujsh për të nxitur ekonominë. 

Profesoresha e Universitetit Bërkli të Kalifornisë, Laura Tajson, tha para një audience në Singapor sot se beson që paketa stimuluese e administratës prej 787 miliard dollarësh ishte tepër e vogël dhe se më shumë para duhet të investohen në infrastrukturë.//lk

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›