Bill Klinton përuron shtatoren e tij në Prishtinë

Ish presidenti i SHBA-së Bill Klinton ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së tij në Prishtinë e cila është vendosur në bulevardin që mban pikërisht emrin e ish-presidentit amerikan. Më herët ish president ii SHBA-së Bill Klinton mbajti një fjalim në seancën soleme për nder të tij në Kuvendin e Kosovës. Në fjalën e tij Klinton ka theksuar se Kosova duhet të jetë shumë krenare për atë çfarë ka arritur gjatë këtyre 10 viteve. "Ju keni konsoliduar institucionet demokratike, partitë politike jamë duke punuar së bashku, shpallët pavarësinë dhe 62 vende e kanë njohur Kosovën theksoi Klinton duke theksuar se Kosova së shpejti do të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së.