Operacioni “Trashëgimtari” u krye tek materniteti “Kiço Glozheni”, pas 2 muajsh hetime Pranga 3 mjekëve e dy mamive 500 mijë lekë shkonte 1 operacion ELTON QYNO TIRANE- Pesë punonjës të spitalit Obse
29/09/2009 Operacioni “Trashëgimtari” u krye tek materniteti “Kiço Glozheni”, pas 2 muajsh hetime
TIRANE- Pesë punonjës të spitalit Obsetrik Genekologjik “Kiço Glozheni”, janë vënë në arrest shtëpie nga gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë. Midis tyre janë tre mjekë dhe dy mami, të cilët akuzohen nga prokuroria për marrje ryshfeti, gjatë operacioneve dhe shërbimeve shëndetësore që kryenin në gratë shtatzëna. Janë nevojitur 10 kallëzime penale që policia dhe njësia hetimore Task-Forcë të nisin në ngarkim të 5 të arrestuarve procedimet penale. Përgjatë 8 muajve hetime agjentët kanë arritur të mbledhin prova bindëse (Filmime, përgjime etj) se tre mjekët në bashkëpunim me dy mamitë u merrnin pacienteve (Grave shtatzëna) 300 deri në 500 mijë lekë të vjetra, në shkëmbim të lindjes natyrale, si dhe asaj artificiale siç është ajo me operacion. Të ndodhur përballë kësaj situate si dhe duke marrë shkas edhe nga provat bindëse që agjentët kishin mbledhur në ngarkim të të dyshuarve, seksioni kundër krimit ekonomik në bashkëpunim me njësinë hetimore Task-Forcë, organizuan dje operacionin e koduar me emrin “Trashëgimtari”. Gjatë zbatimit në teren të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve Petrit Rexhepi, 56 vjeç, me profesion mjek dhe i punësuar gjinekolog pranë klinikës “Obstrike” në maternitet, Dritan Xhangolli, 38 vjeç, mjek reaminator, pranë maternitetit “Koço Glozheni”, Hyre Reçi, 54 vjeç, mami, pranë maternitetit, Nilka Perhati, 57 vjeç, mami pranë maternitetit si dhe Lefter Mano, 53 vjeç, anestezist dhe i punësuar pranë maternitetit “Koço Glozheni”. Mësohet se ndalimi i tyre është kryer në ambientet e banesave si dhe në ambientet ku ata ishin të punësuar, pasi gjykata e Tiranës kishte vendosur për ta masën e sigurimit “arrest shtëpie”. Pesë të ndaluarit u shoqëruan në ambientet e policisë së kryeqytetit, ku përpara hetuesve ata dhanë pretendimet e tyre, lidhur me akuzat që ka ngritur Prokuroria. 5 mjekët nuk pranuan se gjatë punës së tyre, kishin marrë para nga pacientët, por ata theksuan se shumat e lekëve pacientët ja jepnin vetë. Mirëpo dëshmisë së tyre nuk i kanë besuar hetuesit, të cilët shprehen se kanë mjaft prova për të provuar fajësinë e tyre në gjykatë. Aktualisht në ngarkim të 5 bluzave të bardha është ngritur akuza e “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Mjekët e pandehur
Operacione policore për arrestimin e mjekëve të korruptuar janë shtuar shumë gjatë kohëve të fundit. Të gjithë bluzat e bardha që kanë rënë në prangat e policisë së shtetit, janë akuzuar për korrupsion. Kështu i tillë ka qenë rasti i arrestimit të kirurgut të burgjeve Ardian Nelaj. Po të njëjtin fat ka pasur edhe mjeku Kastriot Dautaj, i cili u merrte pacientëve të tij 500 mijë lek të vjetra për çdo operacion që kryente. Ndërkohë mbrapa s’mbetet edhe kirurgu Agim Karaj, i cili pak kohë më parë u prangos nga policia për të njëjtën akuzë. Të njëjtin fat me kolegët e tij e ka pasur edhe mjeku pogradecar Xhevahir Hoxhallari, i cili u mor i pandehur për mjekimin e pakujdesshëm të 17-vjeçares Matilda Petriti.