Rriten eksportet shqiptare drejt Greqisë

Sipas INSTAT, mallrat e eksportuara në 3 muajt e parë të 2012-ës arritën vlerën e 2.66 miliardë lekë, ose 16% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, duke arritur që pesha e Greqisë në eksporte të rritet me 2 pikë përqindje për të zënë 6% në totalin e eksporteve shqiptare.
Në këtë gamë kryesuan eksportet e çimentos drejt tregut grek, ndërsa ato të tekstileve kanë pësuar rënie. Ndryshe nga prodhuesit shqiptarë të eksporteve, bizneset greke knë ulur shitjet jashtë vendit. Eksportet greke drejt tregut shqiptar shënuan në 3-mujorin e parë një ulje prej 5.6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /Start/
2012-05-18 11:47