Plani urbanistik i Tiranës, Basha:Zhvillim të gjithanshëm

Kryebashkiaku Lulzim Basha, në fjalën e tij, tha se zhvillimi ekonomi dhe punësimi mbetet prioriteti numër 1 i Bashkisë së Tiranës.
“Plani sendërton problematikat dhe për t’iu përkushtuar vizionit për një Tiranë moderne dhe evropiane. Përkundër një historie konfliktuale dhe mungesën e bashkëpunimit me administratat kufitare, ne synuam që në fillim bashkëpunimit me qeveritë vendore përreth”, u shpreh ai.
Sipas Bashës, plani në themel ka një filozofi të re pune, i cili synon të adresojë shqetësimin e qytetarëve, të zgjidhë konfliktin e ethëm midis interesit privat dhe atij publik. “Në gjuhën e përditshme, qytetarët ankohet për gjelbërimin, për shkollat që shembeshin për të ndërtuar pallate. Mungesa e planit ka sjellë edhe pabarazi në zhvillim. Kjo praktikë do të marrë fund dhe plani aktual do ta sjellë një tjetër mendësi. Ky model do të ndikojë edhe në rritjen e zhvillimit të qytetit të Tiranës”, shtoi ai.
“Tirana moderne dhe evropiane nuk është një slogan, por një formulë për vlerat që ne besojmë”, tha Basha. Plani prezantohet nga ekspertë të urbanistikës, ku në parashikimin e bërë, Tirana do të ketë më shumë se 1 milion banorë në vitet e ardhshme. /Start/
2012-05-18 12:27