E Diel, 1 Nëntor 2026

U dënua me 14 vite burg 14 vite më parë, ekstradohet nga Londra

 Shtetasi Riza Vatoci, 41-vjeç, lindur në Tropojë, u ekstradua nga Britania e Madhe, pasi gjykata e Krujës në mars të vitit 1998, e ka dënuar këtë shtetas me 15 vite burg për veprën penale të “Vrasjes me paramendim, e mbetur në tentativë”.

Ngjarja për të cilën i ekstraduari Riza Vatoci është deklaruar fajtor, ka ndodhur më 05 nëntor 1996, në vendin e quajtur “Ura e madhe“ të qytetit të Krujës, ku ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri shtetasin P. Gjonaj për motive gjakmarrje. 

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Londrën, u bë i mundur arrestimi në Mbretërinë e Bashkuar i shtetasit Riza Vatoci, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin e Rinasit ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /Start/
 

                                                                                             2012-05-18 14:01
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›